E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavije kapet me droge ne kufi vihet ne pranga emigranti

Nje 27-vjecar ka rene ne pranga nen akuzen e trafikut nderkombetar te droges ndersa policia kufitare ka arritur te sekuestroje nje sasi prej 15 kilogramesh marijuane. Burimet zyrtare te policise bene te ditur se arrestimi i shtetasit Edmond Golloshi eshte bere ne kuadrin e operacionit te koduar Pengesa pas informacioneve te marra per kalimin e nje sasie droge ne kufi.

Policia kufitare e Kakavijes rreth ores 1430 ka finalizuar me sukses operacionin antidroge te koduar Pengesa ku si rezultat i ketij operacioni ne piken e kalimit kufitar Kakavije sherbimet e policise kane bllokuar nje automjet tip Seat me targa greke KNE 1155 qe drejtohej nga shtetasi Edmond Golloshi i datelindjes 1983 nga Fieri emigrant ne Selanik. Ai udhetonte nga Fieri ne drejtim te Selanikut. Nga ana e policise eshte konstatuar se dy gomat e pasme dhe ne dy gomat rezerve ishin te mbushura me lende narkotike rreth 15 kilograme e llojit marijuane. Drejtuesi i automjetit eshte arrestuar ne flagrance. Po vijon puna per zbardhjen e plote te ketij trafiku nderkombetar behet e ditur ne komunikimin zyrtar te policise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›