E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentohet kreu i policise dhe dy police te tjere

Nje aksident automobilistik ka plagosur rende shefin e komisariatit te policise ne Peshkopi Alush Bunguri si dhe dy punonjes te tjere te policise te cilet udhetonin ne te njejten makine. Ngjarja e rende ka ndodhur oret e vona te se premtes dhe sipas te dhenave te para per ngjarjen mesohet se automjeti me te cilin ata po udhetonin ka devijuar per shkak te ngricave dhe trashesise se akullit ne afersi te Ures se Topojanit ne Bulqize. Nderkohe te aksidentuarit jane transportuar menjehere ne spitalin rajonal te Peshkopise ku kane marre edhe ndihmen e pare mjekesore. Roland Margjoka eshte shefi i Logjistikes ne Peshkopi njeri nga personat qe shoqeronte Bungurin. Aktualisht ai ndodhet ne reaminacion dhe pritet nga momenti ne moment sipas mjekeve qe te dale nga kjo gjendje. Ne aksident ka mbetur i plagosur edhe Erjon Perleshaj specialist i Transportit ne Peshkopi eshte personi i dyte i cili eshte aksidentuar naten e mbremshme ne vendin e quajtur Ura e Topojanit ne Bulqize. Ai po udhetonte bashke me shefin e komisariatit te Peshkopise Alush Bunguri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›