E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Lutaj Drejtori i policise mashtroi para manekineve te Saliut

Deputeti socialist Pirro Lutaj reagoi pas raportimit para komisionit hetimor parlamentar te drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Hysni Burgaj. Duke i cilesuar gjashte deputetet anetare te komisionit si manekine te Saliut ai tha se kreu i policise raportoi te paverteta tronditese qe nuk cenojne vetem statusin e drejtuesit te Policise te nje shteti anetar te NATO-s por lirite e cdo qytetari te nje vendi demokratik ne mes te Evropes i cili eshte nje hap larg anetaresimit ne BE.

Ne deklaraten e tij Lutaj tha Nuk mund te ndodhte ndryshe. Ky vartes i bindur i drejtuesve te operacionit kriminal te 21 janarit Sali Berisha e Lulezim Basha do te mbronte ne menyre fanatike genjeshtrat dhe perkufizimet e palogjikshme te Sali Berishes e Lulezim Bashes se protestues te pajisur me cadra pistolete thika me helm dhe gure te gjetur ne bulevard organizuan grushtin e shtetit dhe tentuan te marrin me dhune pushtetin ne Shqiperi.

Deklarata e tij ishte mbushur me nje mori informacionesh qe Burgaj i paska administruar para demonstrates e qe benin fjale per sulm kunder kryeministrise kunder godines se LSI hapje te burgjeve madje dhe sulm ne banesen e kryeministrit.
Keto deklarime jane miope dhe qesharake kur mendon se vete Burgaj dhe vartesit e tij me shkrese zyrtare kane konfirmuar mbarevajtjen dhe masat e sigurise per aktivitetit te dates 21.

Drejtori kukull qe drejton sot Policine e Shtetit nen influencat politike te Sali Berishes e Lulezim Bashes dhe qe deponon paturpesisht perpara Komisionit Hetimor se demonstruesit para Kryeministrise nisen goditjen e forcave te rendit nuk thote asnje fjale se kush e dha urdhrin qe te derdhet ne menyre te papergjegjshme gazi lotsjelles mbi demonstruesit paqesore e te pa mbrojtur shume nga te cilet nuk kishin mberritur ende perpara Kryeministrise
Nxjerrja e makines se ujit pa asnje shoqerues demtimi i forcave te policise nga gazi lotsjelles hapja e pjeses ballore te kryeministrise duke e lene pa asnje force policore dhuna e shfrenuar ndaj kujtdo qe kapej ne rruge lokale apo dyqane - pa dalluar e pyetur nga vinin - eshte shembulli me i shemtuar qe Burgaj sherben ne verberi te plote ndaj urdhrave te Bashes dhe Berishes.

Partia Socialiste i thote ketij polici me post te larte dhe me nivel te ulet se deponimi i bere prej tij ne Komisionin e Saliut qe strukturat vendore te policise derguan informacion qe me daten 21 Janar do te kishte grumbullime te personave me precedent penal eshte nje mashtrim i turpshem i konfirmuar tashme nga verifikimi i mbi 130 personave te ndaluar e keqtrajtuar barbarisht prej strukturave speciale te pushtetit te dhunes nga ku askush nuk eshte konstatuar dhe evidentuar si i tille.

I themi ketij ushtari nen urdhra se keqperdorimi qe i kane bere atij drejtuesit e operacionit vrastar te 21 janarit Lulezim Basha e Sali Berisha nuk ka asnje shprese per tu mbuluar me pseudopuce. Autoret e vrasjeve makabre te 4 qytetareve te pafajshem plagosja me arme zjarri e dhjetera te tjereve ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit si dhe autoret e dhunes barbare ushtruar ne komisariatet e policise do te vihen domosdoshmerisht perpara drejtesise.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›