Humb kontrollin e makines aksidenton rende 63-vjecarin
Nje 63-vjecar eshte aksidentuar rende si pasoje e perplasjes nga nje automjet qe ka humbur kontrollin ne rruge. Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes se te premtes ne aksin rrugor Librazhd-Perrenjas ku Gani Heci 63 vjec ka mbetur i plagosur. Ai eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Nderkohe sipas te dhenave te policise per kete ngjarje mesohet se aksidenti ka ndodhur ne vendin e quajtur Pishkash ku makina me targa LB 19 52 A ka perplasur kalimtarin nga Qukesi. Policia ka ndaluar shoferin e automjetit Sefer Alliu i cili eshte bere shkak per aksidentin pasi kishte humbur kontrollin e makines.