Vdes ne spital Aleks Nikaj u plagos ne demonstrate
Ka shkuar ne kater numri i viktimave te demonstrates se dhunshme te organizuar nga Partia Socialiste ne 21 janar perballe Kryeministrise. Aleks Nikaj 36 vjec babai i dy vajzave nuk ka mundur qe ti shpetoje vdekjes pas plagosjes me arme zjarri ne koke. 36-vjecari ka nderruar jete mesditen e djeshme ne spitalin e specializuar te Bakerkejt ne Stamboll te Turqise ku u transportua pak dite me pare per shkak te gjendjes se rende. Nderkohe mesohet se trupi i pa jete i viktimes se katert te demonstrates se 21 janarit pritet te mberrije sot ne Tirane. Lajmi i rende eshte konfirmuar nga familjaret e babait te dy vajzave njera dy vjece dhe tjetra vetem 3-javeshe te cilet kane qene ne kontakt te vazhdueshem me mjeket specialist turq.
Sipas te dhenave nje plumb qe i ka hyre ne koke nga lart nga pjesa e siperme e ballit i ka shkaterruar thuajse te gjitha funksionet jetike dhe ka ngecur ne tru gje e cila para dy ditesh do ti shkaktonte ate qe ne gjuhen mjekesore quhet vdekje klinike. Ne Turqi shpresohej se ai do ti nenshtrohej nje nderhyrjeje te specializuar qe do te mund ti shpetonte jeten por fatkeqesisht sipas mjekeve kjo ka qene e pamundur. Sipas tyre dy dite me pare Aleks Nikaj ka kaluar ne vdekje klinike duke qendruar ne jete vetem me ane te aparaturave artificiale duke cuar ne minimum shpresat qe ai te mund te shpetohej.
Qe ne fillim te afermit e Nikes do te pohonin se ne demonstraten e 21 janarit Aleksi kishte shkuar sa per kureshtje pas ngjarjeve qe kishte pare ne televizion gje e cila fatkeqesisht i ka kushtuar jeten babait te dy vajzave.
Sipas familjes ai i eshte bashkuar grupit te demonstruesve rreth ores 1530 bashke me dy shoke te tjere nga Lezha per te pare me nga afer situaten perballe Kryeministrise.
Gjate protestes antiqeveritare te organizuar nga Opozita e Bashkuar ne 21 janar eshte qelluar me arme nga brenda ambienteve te selise qeveritare duke shkaktuar edhe 3 viktima te tjera e disa te plagosur. Pervec Aleks Nikajt tre viktimat e tjera jane 48-vjecari nga Gjirokastra Ziver Veizi 50-vjecari nga Fieri Faik Myrto dhe Hekuran Deda nga Dibra mbeten te vrare ne 21 janar. Ndersa mes te plagosurve me rende ka qene edhe Artes Dybeli 23-vjecar i cili eshte plagosur me arme zjarri ne qafe dhe ne shpine gjate demonstrates se te premtes te zeze. Po nga nje plumb ka mbetur i plagosur edhe gazetari Fatos Mahmutaj te cilit plumbi i ka kaluar permes dores pak centimetra larg kokes ne momentin qe ai ishte duke raportuar.