E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentoi 52-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit

29-vjeçari, Saimir Kojku është vënë në pranga nga policia, pasi dje duke drejtuar makinën e tij, ka shkaktuar një aksident, ku ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Korçë-Bilisht, në vendin e quajtur fshati Dishnicë, ku 29-vjeçari, duke drejtuar mjetin me targë KZM 3386, tip autoveturë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar 52-vjeçari Ramazan.GJ, i cili ishte pasagjer në këtë mjet.
 

Policia informon se i dëmtuari, ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Korçës dhe më pas është transportuar në gjendje të rëndë për në spitalin civil të Tiranës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›