E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpitë dhe makinat, vjedhjet më të shpeshta në Tiranë

Duke vrapuar pas krimit të madh, shpesh herë krimi i vogël, ai që shqetëson më shumë qytetarët mbetet jashtë vëmendjes. Fenomeni i vjedhjes është një prej problemeve shqetësues në kryeqytet, ku vetëm shtëpitë dhe makinat mbeten më të preferuarat e bandave të grabitësve, apo hajdutëve. Shefi i sektorit të Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Tiranës, Bedri Hasanaj thotë se në pjesën me të madhe të rasteve banesat vidhen për shkak të neglizhencës së vetë pronarëve.
 

“Edhe për qytetarët, përsa i përket vjedhjeve të banesave apo mjeteve, në disa raste shfrytëzohet fakti se ato i lënë të pasiguruar, nuk kanë mjete të sigurimit. Shpesh herë lënë dritaret hapur që stimulojnë aktivitetin e këtij kontigjenti. Neglizhojnë në drejtim të sigurisë së banesave apo edhe mjeteve”, u shpreh ai.
 

Përballë një situate të tillë, Patrulla e Përgjithshme kërkon më shumë kompetenca në ndëshkimin e këtyre krimeve, pasi deri tani maksimumi që mund të bëjnë, është ndërhyrja e parë e më pas kërkojnë ndihmë të kolegëve të tyre.
 

Ndërkohë, që vetëm ditët e fundit, policia e kryeqytetit ka realizuar një sërë operacionesh duke vënë pas hekurave disa grupe grabitësish, duke i faturuar mbi 20 vjedhje të realizuara jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë saj.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›