Kakavijë, masa të reja për shmangien e radhëve
Sipas planit të bërë publik sot, do të shtohen edhe 5 sportele të tjera në pikëkalimin kufitar, ndërsa janë bërë bisedime me palën greke për shtimin e sporteleve edhe nga ana tjetër e kufirit.
Ndërkohë, policia u bën apel emigrantëve që udhëtojnë me makina që të shmangin oraret e pikut dhe të lëvizin kryesisht pas mesnatës deri në orën 6 të mëngjesit, dhe pas mesditës deri në orën 18:00.
Policia e qarkut Gjirokastër ka marrë masa edhe për sigurinë rrugore dhe rendit përgjatë aksit drejt kufirit me Greqinë.