E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van der Vart: Realin e lë vetëm për Mançesterin

Mediat spanjolle shkruajnë se klubi kryeqytetas ka vendosur të nxjerrë disa lojtarë në shitje, mes të cilëve edhe mesfushorin Van der Vart. Ky i fundit pati mohuar kategorikisht një largim të mundshëm nga “galaktikët”, por tashmë bën një hap prapa duke deklaruar se preferon Junajtidin nëse lë Spanjën.

“Kurrë nuk do të mund të luaj për një klub tjetër në Spanjë dhe e vërteta është se nëse vendos të largohesh nga Reali i Madridit, ka vetëm një klub ku mund të transferohesh dhe të mos bësh hap prapa në karrierë. Ai është Mançester Junajtid”, ka thënë 27-vjeçari për tabloidin britanik “Daily Express”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›