E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet oficeri i burgu 313 në Tiranë, dyshohet për hasmëri

Share

Skene vrasje/Arkive

Ymer Hajdari, oficer roje i burgut 313, është vrarë mëngjesin e sotëm pranë Unazës së Re. Policia tha se persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr mbi të pranë banesës së tij. Viktima është qëlluar me armë zjarri rreth orës 07:00 pranë banesës së tij, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij SEAT  me targa AA 762AD.

Hajdari po dilte me makinën e tij personale nga pallatet e Unazës për në rrugën kryesore, ku mendohet se do shkonte në punë, kur edhe është qëlluar me tre plumba.  Burimet shprehen se para daljes në rrugën kryesore, dyshohet se personat që kanë kryer atentatit i kanë bllokuar atij kalimin, duke e detyruar të ndalonte e më pas e kanë qëlluar në xhamin e parë të makinës.

Ai është gjetur i vdekur nga kalimtarë të rastëësishëm, të cilët po nxitonin për të udhëtuar në punë, por që makina e oficerit të policisë u kishte bllokuar rrugën atyre.

Pista e parë e dyshimit është ajo e hasmërisë. Ymer Hajdari eshte nje nga te afermit e Azem Hajdarit, i cili dyshohet se ka qene i perfshire ne nje konflikt ne Burrel nje vit me pare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›