E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për Aldo Baren

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin për burgimin e përjetshëm dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Kështu, Apeli ka kthyer edhe një herë për gjykim çështjen e Aldo Bares, me pretendimin se ka pasur shkelje procedurale.

Bare, i njohur ndryshe si Alfred Shkurti i bandës së Lushnjes u dënua në 28 mars nga Gjykata e Krimeve të rënda me burgim të përjetshëm. Ai akuzohej për 5 vrasje, shkatërrim prone private, kërcënime etj.

Banda e Lushnjes është cilësuar si përgjegjëse për mbi 20 vrasje, rrëmbime personi, shkatërrime pronash me dhunë dhe bashkëpunim me organizata të tjera kriminale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›