E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, prangoset i riu për trafik klandestinësh

Forcat e policisë kufitare të Kakavijës kanë bërë arrestimin ne flagrancë të 23-vjeçarit Jurgen Sinaj, lindur dhe banues në fshatin Grencia të Mallakastrës, pasi dyshohet se ka kryer veprën e trafikimit klandestin kundrejt përfitimit të shumës 2000 euro.
Sinaj është kapur në flagrancë në afërsi të vijës së kufirit të gjelbër me shtetin grek, mbi fshatin Dritë së bashku me shtetasen J.H dhe djalin e saj, po nga rrethi i Mallakstrës, të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme për në Greqi.
Pas hetimeve rezultoi se Jurgen Sinaj, kishte marrë përsipër të ndihmonte J.H, së bashku me fëmijën e saj për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme për në shtetin grek, kundrejt vlerës 2000 euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›