E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë/ Aksident, vdes 25 vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Sarandës. Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci
pasi një makinë fuoristradë tip BMW humbi drejtimin dhe ra në kanalin e Çukës, në hyrje të qytetit. Për pasojë, ka gjetur vdekjen për shkak të mbytjes 25 vjeçari Ilia Qëndro, ndërkohë që Oltion Çela, ka mundur ti shpëtojë vdekjes duke dalë jashtë makinës.
Ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›