Veteranët e UÇK-së, molotov në oborrin e qeverisë dhe Kuvendit
Revoltohen veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë hedhur dje bomba molotov në oborrin e godinës së qeverisë së Kosovës dhe në atë të Kuvendit. Protesta e veteranëve ka qenë fillimisht paqësore. Por më pas gjithçka është tensionuar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, tha se në oborrin e Kryeministrisë ishin hedhur edhe dy mjete të tjera të dyshuara, lloji i të cilave po përcaktohet nga ekipet speciale të KFOR-it. Sipas zëdhënësit Hoti, një pjesë e punonjësve të qeverisë janë evakuuar nga pjesa e pasme e godinës. Por më vonë ata janë rikthyer sërish në punë. Protestuesit u shpërndanë pas disa orësh, duke vendosur ndërprerjen e protestës, por duke paralajmëruar qeverinë që, nëse nuk do të fillojë zbatimin emergjent të Ligjit të Vlerave të dala nga lufta e UÇK-së, do t‘i radikalizojnë veprimet në të ardhmen. Veteranët e kanë filluar protestën dy ditë më parë, për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj mungesës së përkushtimit të institucioneve të Kosovës për ish-luftëtarët e UÇK-së.
Reagimi
Qeveria e Republikës vlerësoi dje se sulmi me bomba ndaj institucioneve shtetërore, nga ana e individëve të caktuar me motive politike dhe antishtetërore, është i dënueshëm dhe do të marrë ndëshkimin e merituar ligjor dhe qytetar. Në reagimin e qeverisë thuhet se është e drejtë e garantuar e çdo individi dhe grupi qytetar që të protestojë për çështje të ndryshme, por askush nuk mund të jetë mbi ligjin.
Qeveria theksoi se askush nuk ka të drejtë dhe nuk do t‘i lejohet që t‘i sulmojë institucionet e Republikës së Kosovës, të ndërtuara me gjakun, djersën dhe mundin e të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Këto komente të qeverisë erdhën disa orë pasi disa pjesëtarë të ish-UÇK-së, të pakënaqur me statusin e tyre social, hodhën koktej molotovi dhe dy mjete eksplozivi në oborrin e qeverisë. "Në shtetin tonë të ri nuk ka vend për veprime të tilla të dhunshme, sepse ato janë në kundërshtim me traditën dhe moralin e popullit tonë liridashës", thuhet në reagimin e qeverisë.
Ekzekutivi i vendit vlerësoi se heronjtë e vërtetë të Kosovës kanë sakrifikuar gjithçka që vendi ynë të gëzojë institucionet e veta të pavarura dhe demokratike dhe ata që sulmojnë dhunshëm këto institucione nuk përfaqësojnë askënd dhe asgjë tjetër, përveç vetes së tyre dhe interesat e ngushta antishtetërore dhe jodemokratike.
"Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të qytetarëve tanë, u bëjmë me dije atyre që e kanë inspiruar, përgatitur dhe organizuar këtë sulm qyqar me bomba e koktej molotovi, se pushteti nuk fitohet me kërcënime e dhunë, por me vullnetin demokratik të qytetarëve tanë", thuhet në deklaratën e qeverisë.
Policia
Policia e Kosovës është duke pritur urdhrin nga prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë për arrestimin e të dyshuarve për hedhjen e bombave në oborrin e qeverisë së Kosovës, pasi pothuajse gjithçka është filmuar dhe ekzistojnë dëshmi të bollshme për të vërtetuar autorët e hedhjes së granatave.
Policia njofton se dy granatat janë marrë nga njësitë e specializuara të KFOR-it dhe janë larguar nga oborri i qeverisë. Zëdhënësi i policisë, Besim Hoti, ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar dhe se në bashkëpunim me prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë janë duke e hetuar rastin.
I pyetur për mundësinë e arrestimit të të dyshuarve kryesorë për hedhjen e granatave, Hoti ka thënë se hetimet janë duke shkuar në drejtim të identifikimit të personave që kanë hedhur mjetet shpërthyese. "Ne do t‘i shfrytëzojmë të gjitha xhirimet dhe dëshmitë për të gjetur të dyshuarit për hedhjen e mjeteve eksplozive në oborrin e qeverisë. Në konsultim me prokurorët vendorë dhe ndërkombëtarë, ne do t‘i arrestojmë të dyshuarit", tha zëdhënësi.
Deklarata
Aruçi pranon hedhjen e bombave
Vesel Aruçi, anëtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, e pranon se kanë hedhur mjete eksplozive në oborrin e qeverisë së Kosovës, pasi, sipas tij, ajo (qeveria) nuk u është përgjigjur kërkesave të tyre.
"Ajo ka qenë mënyrë revolte e jona, pasi nuk na janë përgjigjur në kërkesat tona. Menjëherë pas gjuajtjes së mjeteve shpërthyese kanë filluar lëvizjet e qeveritarëve. Kështu ne do të vazhdojmë deri në përmbushjen e kërkesave", tha Aruçi për "Express". Sipas tij, ky grup protestuesish ka vendosur që të mos dalë në rrugë, por të përdorë forma tjera, të cilat për momentin nuk do t‘i zbulojë. "Nuk do shtrihemi më në rrugë për të protestuar, por do t‘i përdorim format tona, të cilat janë sekrete për momentin", tha ai, duke shtuar se edhe vendndodhja e këtij grupi mbetet sekret. Ai u shpreh se e kupton seriozitetin e kërcënimit që po bën ndaj qeverisë, por shtoi se bashkë me luftëtarët e tjerë "nuk i frikësohen burgut, as vdekjes". Ai tha se nuk do të heqin dorë deri në përmbushjen e kërkesave.