Kërkohet "mblesi i martesës" PD-LSI
kohët moderne që po jetojmë, zakonisht "mblesëritë" kanë dalë jashtë mode në bashkimin e një çifti. Por ja që një ditë na shfaqet papritur e pakujtuar në politikën shqiptare një "mostër" e këtij lloji. Me thënë të drejtën na kishte marrë malli për ta parë me merakun e vetëm se si do t‘i shkojë halli këtij "çifti", fjala vjen me një martesë të vërtetë, me dasmë e krushq, apo siç ka ardhur sot moda, me bashkëjetesë e kontratë 6-mujore. Ajo që të intrigon më shumë në këtë rast, është fakti se ky bashkim ngjan me atë familjar apo me vizë turistike për pushime; ky bashkim u bë me dhimbje, si ato të "lindjeve të vështira". Që u bë me dhimbje kjo punë, duket qartë e në mënyrë të veçantë nga ana e LSI-së, kryetari i së cilës e shfaqi dhe e tha hapur këtë publikisht, me një pamje fytyre melankolike e të trishtueshme, duke thënë se, veç të tjerash, ai ishte konsultuar me partitë e tij simotra, brenda dhe jashtë vendit, pa përmendur fare familjen, fëmijët, farefisin dhe komshinjtë... Kaq u desh dhe të nesërmen o burra: mediat e shkruara, në të djathtë e në të majtë, u vunë në kërkim të "mblesit", me hamendje e supozime të shumëllojshme, me të thënat e të pathënat e "Likes", deri sa vunë në siklet edhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila iu desh ta përgënjeshtronte menjëherë këtë lajm si trillim e gënjeshtër "Made in Albania", e që zakonisht në Shqipëri i gëlltisin me aq shije.
Personalisht, për këtë gjë unë i besoj Ilirit, që ky bashkim apo kjo "martesë" nuk ka si të ketë "mblesëri", pasi ai është djalë i ri dhe nuk i njeh ato kohëra kur bëheshin të tilla martesa. Por, nga ana tjetër, kërkoj falje nëse "kam pak dyshime" e nuk më hiqet nga mendja për një shok të tij "refugjat" nëpër Europë, pa përjashtuar këtu edhe Austrinë. Me thënë të drejtën, unë i përmbahem boshtit që është më pranë të vërtetës në këtë "mesele", se dikush e "stisi" dhe e ngatërroi këtë gjë, si puna e humorit shkodran, dhjetëra e dhjetëra vite më parë, kur humoristi dhe artisti shkodran Zef Deda, në një skeç të tijin, citonte batutën: "E, po kësaj i thonë me t‘martu me zor"...
Duke ndjekur këtë linjë, them se në fund të fundit, ky është një bashkim "burrash" e jo grash, por gjithsesi nuk e largoj dot shqetësimin dhe frikën se "pak shtatzëni" edhe do të ketë (Zoti na ruajt!).