E Diel, 1 Nëntor 2026

Kakavijë, prishen kompjuteratgrekë, dhjetëra emigrantë në radhë

KAKAVIJE - Dhjetra emigrantë shqiptarë të cilët kishin planifikuar të ktheheshin në Greqi pasi kaluan festën e Pashkës në Shqipëri nuk kanë mundur të kalojnë pasi sistemi kompjuterik i palës greke mësohet se është prishur.

Rreth 60 makina dhe 5 autobusë janë radhë para doganës, që prej orës 11:00.

Drejtori i Kufirit Admir Abrija ka takuar homologun grek për të zgjidhur situatën.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›