E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, rikthehen radhët

Sipas informacioneve, deri në orët e mesditës së sotme nga kjo pikë kufitare kanë kaluar në tokën greke rreth tre mijë persona. Gjithashtu mësohet se aktualisht pala shqiptare po punon me tetë sportele, kurse ajo greke me pesë.

Fluksi i emigrantëve pritet të shtohet gjatë ditëve të fundit të gushtit, pasi sezonit turistik veror po i vjen fundi. Radhë emigrantësh janë shënuar edhe në pikën kufitare të Kapshticës si dhe në portin e Durrësit, por situata është nën kontroll.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›