Ferri i sigurimeve, kompanitë nuk paguajnë dëmet
Tiranë – Vëzhgimi i gazetës IDEA mbi çështjet e padi dëmshpërblimeve në gjykatën e Tiranës, këtë herë ka në fokus Byronë Shqiptare të Sigurimeve. Kjo e fundit është në top listën e paditurave nga qytetarët shqiptarë. Byroja Shqiptare e Sigurimeve ka një listë të gjatë padishë për sigurime të pambuluara apo dëmshpërblimet të papaguara.
Rasti që gazeta IDEA ka ndjekur këtë herë është ndër çështjet gjyqsore më të vjetra në Gjykatën e Tiranës. Mesatarja e shqyrtimit të kësaj çështeje është 330 ditë, ndërkohë që çështja në fjalë vazhdon në gjykim prej gati 3 vitesh, e thënë saktësisht prej 1018 ditësh.
Familja e të ndjerit Leonadro Gjoka, që humbi jetën me datë 23.11.2006 në një aksident automobilistik, ku gjithashtu ngeli e paaftë për punë në masën 80% e ëma tij Mimoza Gjoka, ka ngritur padi kundër Byrosë Shqiptare të Sigurimeve që në vitin 2009.
Në padinë në fjalë, familja Gjoka kërkon demshperblimin per te gjitha demet pasurore e jopasurore. Gjithashtu shpenzimet e varrimit e të tjera të domosdoshme e të nevojshme, të shkaktuara nga aksidenti automobilistik i datës 23.11.2006. Këto janë shpenzime që familjes Gjoka i takojnë me ligj për sa kohë viktima dhe e lënduara në aksident kanë derdhur kontributet dhe rezultojnë të siguruar pranë kësaj byroje. Pas shumë kërkesave me shkrim për dëmshpërblim të drejtuara Byrosë dhe që nuk knë marrë asnjë përgjigjje, familja Gjoka vendos t`i drejtohet Gjykatës së Tiranës. Që nga 4 shkurti i vitit 2009 deri tani, kjo çështje ka patur gjithsej 38 seanca, ndër të cilat 36 të shtyra. Në të vetmet dy seanca të zhvilluara, gjykata ka arritur deri në pikën e njoftimit të palëve dhe ekspertëve që do të shqyrtojnë çështjen. Pra, edhe pse kjo çështje maratonë ka 3 vjet që zgjat, ajo është ende në fillimin e shqyrtimit të saj.
Familjes Gjoka do t`i duhet t렠pres edhe shumë kohë për të kuptuar në do të marrë apo jo dëmshpërblimin që i takon më ligj. Ndërkohë, si për forcë zakoni tashmë, asaj do t`i duhet të paraqitet në Gjykatën e Tiranës sërish në një seancë gjyqsore me datën 22 nëntor.
Matilda Alku / IDEA /
Shkrime të tjera me interes: