E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova së shpejti republikë parlamentaro–presidenciale

PRISHTINË- Kosova do ketë modelin e qeverisjes si Franca, dmth nje sistem republikan parlamentaro –presidencial. Kjo mund të realizohet vitin e ardhshëm me ndryshimin e Kushtetutes aktuale.

Deklarata vjen nga kryetari i komisionit për amendimin e kushtetutes Arsim Bajrami. Gjatë një interviste për Kohen Ditore Bajrami është shprehur se “Vendi ynë po shkon më tepër drejt ketij modeli francez ku nuk dominon as parlamentarizmi as presidencializimi, por krijohet një ekuilibër i fuqisë Kushtetuese”.

Dhe nje model i tillë sipas Bajramit është i njohur nga shume shtete në botë. “Të tria pushtetetsipas tij, legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori janë të barabarta”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›