E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina më e vogël në botë

Makina elektrike, që ka dimensionet e një molekule, ka një telajo dhe katër rrota, e është një e miliarda enjë veture tradicionale.

Udhëtimi i parë nuk ka qenë epik, gjashtë nanometra, dhe eficenca energjetike jo dhe aq e mirë, janë dashur 500 milivolt për çdo gjysëm rrotullimi të rrotave.

Por ama është një gur themeli për kërkimin e nanoteknologjive (shkenca e manipulimit të materies në nivel molekular) sepse demonstron se molekulat janë në gjendje të thithin energjinë elektrike të jashtme dhe ta transformojnë këtë në lëvizje.

“Për të ndërtuar nanoteknologjitë e të ardhmes si nanorobotë, makina dhe transportues është e nevojshme dicka për ti “ushqyer”. Prandaj nuk ka pasur ndonjë interes të madh për të ndërtuar motorë në nanoshkallë”, ka thënë Ben Feringa një nga autorët e kërkimit.

“Ka shumë nanosisteme të ndërtuar prej materialeve të ndryshëm, por është hera e parë që një nanomotor përdoret për të shtyrë diçka”.

“Kur energjia elektrike kalon përmes një molekule aktivizon motorin dhe shtyn makinën përpara”, ka thënë Feringa.

Zbulimi thonë shkencëtarët është një hap përpara drejt kuptimit dhe imitimit i robotëve molekularë shumë efikas të natyrës.

“Në qelizat e gjalla ka një varietet motorësh molekularë që janë të përfshirë në çdo proces biologjik, si ndarja qelizore”.

Por Feringa thotë se ndihet pak si vëllezërit Wright, duke krahasuar makinën nano me aeroplanin e tyre primitiv në krahasim me jet-ët e sotëm.

“Është shumë e vështirë të dimë ku do të na çojë e ardhmja, dhe sistemet do të jenë të ndryshëm. Por përpara duhen gjetur principet themelorë, kjo i bën gjërat e mundura”, ka thënë profesor Feringa.

Kërkimi është publikuar në revistën Nature.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›