Kakavijë, sekuestrohen 55 kg kanabis
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike në një autobus udhëtarësh. Policia e Kakavijes zbuloi 55 kg kanabis në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Droga e ndarë në pako një kilogramëshe, ishte fshehur në motorin e kondicionerit të autobusit dhe kishte si destinacion Greqinë. Uniformat blu vunë në pranga drejtuesit e automjetit, Ferdinand Nano dhe Ilia Goxhaj. Droga e sekuestruar u gjet në autobusin "Lilo Tours" me targa TR 7454 L.