E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beqaj, tani pa pretendime ne Qipro

Portieri i kombetares sone po kalon nje sezon te veshtire, pas demtimit. Por pas rikthimit, deri ne fund te kampionatit ai do ta kete te veshtire qe te pretendoje titullin kampion, si nje vit me pare. Ekipi i tij, pas suksesit te sezonit te kaluar, por edhe me pjesemarrjen e suksesshme ne "Champions", kete sezon ndodhet ne vend te trete dhe me humbjen e fundit i ka shuar shpresat per te mbojtur titullin. Ne kampionatin qipriot, pas ndeshjeve te djeshme, dy ekipet e kryeqytetit, Apoel Nikosia dhe Omonia Nikosia, ne radhet e te cilave aktivizohen Klodian Duro dhe Altin Haxhi, jane shkeputur ne krye. Kampionet ne fuqi te Qipros, Anothosis Famagusta u munden nga Apoel Nikosia ne ndeshjen direkte, ne gare me nje prej rivaleve per titull. Ekipi ku aktivizohet portieri Beqaj, shenoi golin e pare te ndeshjes. Apoel Nikosia e Altin Haxhit, permbysi rezultatin ne fund. Deri ne fund te kampionatit ne Qipro, pritet nje rivalitet i forte mes Apoel Nikosias dhe Omonia Nikosias, ne gare per te fituar titullin. Suksesin e portierit Arjan Beqaj pritet ta pasoje nje tjeter shqiptar, Klodian Duro ose Altin Haxhi, ne fund te gares.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›