E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretendentet i pret eliminimi i hidhur

Aranit Muraci

Pas mesjaves, disa ekipe pretendente per te fituar kete vit nje trofe, duhet t'i bejne llogarite ndryshe. Nuk do te jene me ne gare per te fituar te dy trofete e ketij edicioni. Nje nga tre ekipet pretendente per titull, nuk do te jete ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Dinamo dhe Vllaznia do te perballet me njera-tjetren ne Tirane, per te diskutuar nje bilete, ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Dinamo, nen drejtimin e Shkelqim Muces, ne kampionat dhe ne kupe njeh vetem fitore. Blute triumfuan ne Shkoder, ndaj Vllaznise vendase, ne ndeshjen e pare 2-1. Per kete arsye kampionet ne fuqi shihen favorite. Pas fitores se fundit ne kampionat 3-1 ndaj Apolonise, Muca u shpreh se kualifikimi do te jete i veshtire, por vleresoi paraqitjen dhe ecurine konstante te ekipit. "Me pelqen reagimi i lojtareve. Nje gabim mund te na kushtoje shume, ndaj edhe duhet te ruajme kete ritem, per te arritur objektivat", - theksoi Shkelqim Muca, pas ndeshjes me Apolonine. Vllaznia e trajnerit Dervish Haxhiosmanovic nuk e ka mundur asnjehere Dinamon, ne tre perballjet e ketij sezoni (nen drejtimin e ish-trajnerit Agim Canaj jane mundur ne dy ndeshjet e kaluara, ne nje takim te kampionatit dhe nje te kupes, ne "Loro Borici" dhe kane barazuar, ne Tirane). Me ardhjen e trajnerit qe i siguroi trofeun e Kupes se Shqiperise Vllaznise, nje sezon me pare, pritet nje paraqitje pozitive ne Tirane. Ne "Ruzhdi Bizhuta", Tirana dhe Elbasani do te luajne nje ndeshje, e cila do te kete serish nje te humbur. Bardheblute, pretendente per te fituar dy trofe, i tremben me shume nje eliminimi te mundshem. Trajneri Agustin Kola, pas fitores me Lushnjen, deklaroi se llogarite po behen pikerisht per kete ndeshje. Tirana i ka perfunduar te gjitha ne barazim ndeshjet e ketij sezoni, me Elbasanin. Trajneri Kola i druhet eliminimit, sepse ne gare per titullin kampion, gjithcka mund te ndodhe, ne 10 javet e mbetura te kampionatit. Nga ana tjeter, me i vendosur edhe pse e sheh te hapur rrugen per kualifikimin e ekipeve, eshte trajneri elbasanas Faruk Sejdini. "Ndeshja eshte e hapur. Ekipet i kane shanset e njejta per te shkuar ne turin tjeter te kupes", - thekson Sejdini, i cili synon te shenoje fitoren e pare ne stolin elbasanas ne kete ndeshje, qe do t'i jepte edhe nje bilete ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›