E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, sekuestrohet 13 kg marjuanë

Në pikën kufitare në Kakavijë policia ka sekuestruar 13 kg lëndë narkotike marjuanë. Pas një kontrolli të imët ka rezultuar se lënda narkotike fshihej në çanta në bagazhin e një autobusi.

Pas identifikimit të lëndës, asnjë prej pasagjerëve nuk ka pranuar pronësinë e këtyre çantave. Punonjësit e Policisë Kufitare kanë mundur të identifikojnë shtetasin që posedonte çantën pasi ky shtetas ka tentuar të largohej. Në telefon atij i është gjetur një SMS ku shkruhej më kapën.

I arrestuari është Erion Trifoni, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier , emigrant në Athinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›