E Diel, 1 Nëntor 2026

Super-grabitje në Greqi, shqiptari bashkë me disa grekë vjedhin 1.4 milion

Greqi - Pesë persona janë shoqëruar në polici si të dyshuar për grabitjen e mbi 1 milion eurove në bankën Alpha brenda aeroportit ndërkombëtar Eleftherios Venizelos në Athinë.

Të shoqëruarit e fundit janë një çift dhe një shqiptar. Pasi janë marrë në pyetje ata nuk pranojnë të kenë kryer këtë vjedhje.

Pavarësisht kësaj policia thotë se ka burime për përfshirjen e tyre në këtë grabitje.

Një çantë me 1 milion euro dhe armë është gjetur në shtëpinë e shqiptarit në Exarchia. Sipas informacioneve të policisë nga banka janë vjedhur 1 milion e 430 000 euro.

Sipas policisë duket se vjedhja është një bashkëpunim mes një punonjësi të sigurisë së bankës, një pronareje të një bar-kafeje në aeroport dhe shqiptarit.

Realizimi i vjedhjes është kryer nga shqiptari ndërsa personat e tjerë kanë dhënë instruksione.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›