Kakavijë,kapen 12 kg marihuanë

Policia kufitare e antikrimit ekonomik në Kakavijë ka sekuestruat sot 12 kg drogë e llojit mariuanë. Sasia e drogës u bllokua autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Droga ishte pronë e shtetasit Kosta Gjini, 41-vjeç. Sasia e drogës ndodhej në një çantë, e ndarë në 12 pako, me nga 1 kilogramë secila e mbështjellë me letër natriban. Drejtoria e Policisë së Qarkut, Gjirokastër bëri të ditur se në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Kufirit sot paradite rreth orës 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë sekuestruar sasinë e drogës prej 12 kilogramësh. Policia bëri të ditur se droga kishte destinacion Athinën, nga ku do të shpërndahej. Autobusi me 34 pasagjerë pas kontrollit të imtësishëm ka vijuar normalisht rrugën në drejtim të kryeqytetit helen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme. Dyshohet se pas 41 vjeçarit fshihet një rrjet i mirë organizuar i trafikut të lëndës narkotike.