Vlorë, identifikohet kufoma e gjetur në Kroaci, Jani Golaj identifikohet nga i vëllai
>Është identifikuar kufoma e gjetur rreth 30 km larg Dubrovnikut në Kroaci. Njazi Golaj, është përballur me trupin e pajetë dhe ka njohur vëllain e tij të vogël, Jani (Niko) Golaj, 38 vjeç. Burimet policore shqiptare që i referohen të dhënave nga kolegët kroatë, bënë të ditur ndërkohë, se nesër do të nisë kërkimi për gjetjen e trupit tjetër të 45- vjeçarit Sotir Golaj.
Të pranishëm në anijet që do të dalin në det, do të jenë dhe Njazi Golaj dhe shoqëruesi i tij, mik i familjes Hektor Harizi. Familjarët vijojnë të apelojnë që kërkimet të mos reshtin, ndërsa akuzat se operacionet dhe kërkimet nuk ishin sa duhen vijojnë të mundojnë pjesëtarët e familjes Golaj, që prej së enjtes kanë hapur mortin.