Pango në Vlorë: Në Shkurt, spoti i Shqipërisë në Euro News
>Si për të dhënë vetë shembullin i pari në shfrytëzimin e turizmit dimëror, por edhe për të dhënë porosi për atë veror, dje ka qenë në qytetin e Vlorës vetë ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango. Ai ka qenë ka qenë pjesëmarrës në një takim me operatorët turistik të qytetit të Vlorës, takim ky i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Vlorës, i cili kishte si qëllim evidentimin dhe parashtrimin e problematikave që operatorët turistik kanë në Vlorë dhe parashtrimin e tyre përpara ministrit, me qëllim ndërhyrjen nga ana e strukturave shtetërore për favorizim dhe zhvillim të turizmit në Vlorë.
Në fjalën e tij, ministri Pango theksoi se turizmi është një nga prioritet e qeverisë. Ai theksoi se promocioni ka qenë pika e fortë e zhvillimit të turizmit, ku përveç spoteve në CNN, tashmë në muajin shkurt do të nisë transmetimi i spotit të Shqipërisë edhe në Euro News. Ai theksoi gjithashtu se legjislacioni aktual i turizmit në tërësi është mjaft i përmirësuar dhe favorizues për operatorët turistik që punojnë në vend. Gjithashtu sipas Pangos investimet janë pika e fortë dhe mbeten duke pasur parasysh investimet prej miliona euro që priten të bëhen në zona të ndryshme të vendit. Përmirësimi i infrastrukturës në vend dhe ndërtimi i rrugëve ka bërë që shumë zona turistike të arrihen lehtë. Ai theksoi se qeveria është e angazhuar në zhvillimin e turizmit për ta bërë Shqipërinë një nga resurset turistike më të mëdha në rajon. Ashtu sic duket edhe në komentet tona, ministri foli në parimet kryesore që duhet të udhëhiqet turizmi në përgjithësi dhe nuk evidentojë asgjë konkrete për turizmin në qytetin e Vlorës, ndonëse ishte thirrur të ishte pjesëmarrës në një takim nga dhoma e tregtisë së qytetit bregdetar pikërisht për të bërë lidhjen midis shtetit dhe operatorëve privat lidhur me turizmin duke pasur parasysh se turizmi është prioritet jo vetëm i privatëve, por edhe i institucioneve shtetërore në këtë qytet.