Kakomeja, burg për krerët e protestës
Nën masa të rrepta sigurie, me kordonë të shumtë policie, por edhe në një solidaritet masiv të bashkëfshatarëve nivicjotë që jetojnë në fshat dhe në qytetin e Sarandës, është zhvilluar paraditen e djeshme gjyqi për marrjen e masës së sigurisë për katër të ndaluarit e çështjes "Kakomeja", pak orë pas tubimit të organizuar më 21 nëntor në Grykën e Prodanit.
Në momentin që janë sjellë me furgona policie dhe me pranga në duar para gjykatës: Klemend Baxheri, kryeplak i fshatit Nivicë, Thanas Vito, inspektor i inspektoratit ndërtimor, Sokol Munguli dhe Nevil Papagjika, banorë, mbështetësit e tyre jashtë godinës së gjykatës, kanë shpërthyer në duartrokitje. Reagimi i tyre emocional në këtë mënyrë është shoqëruar edhe me hedhje parullash të ndryshme, si: "Rrofshin djemtë e Nivicës", "Poshtë diktatura", "Larg hajdutët e pronave".
Në këtë klimë ka nisur seanca gjyqësore për marrjen e masës së sigurisë për katër të prangosurit në emër të prishjes së rendit publik në Grykën e Prodanit. Organi i akuzës, i përfaqësuar në këtë çështje nga vetë prokurori i rrethit, Alfred Agolli, ka parashtruar figurën e krimit të konsumuar, sipas tij, nga Klemend Baxheri, Thanas Vito, Sokol Munguli e 18-vjeçari Nevil Papagjika. Gjyqtar i seancës së masës së sigurisë ka qenë Elidon Papazisi. Katër të ndaluarit janë mbrojtur vetë duke mos pranuar asnjë akuzë dhe duke pretenduar se janë të pafajshëm dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale. "Kemi qenë thjesht zbatues të ligjit dhe pjesëmarrës në tubim paqësor", kanë thënë ata. Të arrestuarit shtuan se janë ndaluar nga policia, duke u marrë nga turma e protestuesve dhe pa bërë asgjë më shumë se të tjerët. Të njëjtën situatë e ka argumentuar juridikisht edhe avokati i tyre, Kiço Milo.
Si pretendimet e katër të arrestuarve edhe ato të paraqitura nga mbrojtja e tyre, janë dëgjuar, por nuk kanë ndikuar në rifitimin e lirisë së tyre. Në përfundim të seancës kanë mbetur akuzat "kundërshtim me dhunë i forcave të policisë" dhe "pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", çka ka qenë vendimtare për të marrë të njëjtën masë sigurie, që ka qenë "arrest në burg" për të katër. Ndërkohë, duket disi e lehtësuar pozita e tyre, përderisa kanë rënë dy nga katër akuzat e momentit fillestar të ndalimit. Kanë marrë vlefshmëri ligjore, pra, akuzat e formuluara "kundërshtim me dhunë i forcave të policisë" dhe "pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit", ndërkohë që janë rrëzuar akuzat për "vjedhje" dhe "fyerje për shkak të detyrës".
Këta katër presona konsiderohen organizatorë të protestave të banorëve të fshatit Nivicë, të cilët prej tre javësh mbajnë të bllokuar rrugën që të çon në Gjirin e Kakomesë, duke mos lejuar kështu nisjen e punimeve për ndërtimin e një fshati turistik aty.