Kalabria pushton per 4 dite Tiranen

Tirane 13 tetor NOA - Sic dihet Kalabria mban ne gjirin e saj prej shekujsh nje komunitet te madh arberesh italiane qe flasin shqip dhe fale kesaj ka lidhje te ngushta kulturore dhe shpirterore me Shqiperine.
E per te forcuar me shume keto lidhje Rajoni i Kalabrise do te organizoje ne bashkepunim me Ambasaden italiane ne Tirane nje seri veprimtarish ne Tirane dhe Shkoder nga data 14 deri me 18 tetor.
Ne menyre te vecante vecohen dy ekspozitat ajo e kostumeve dhe te florinjtave arberesh dhe ajo e fotografive te Luca Policastrit artist kalabrez arberesh te cilat do te perurohen ne Sallen Qendrore te Muzeut Historik Kombetar.
Si edhe seminari Rugetimi drejt integrimit evropian i Shqiperise kontributi i rajoneve italiane dhe i Kalabrise ne vecanti per mbeshtetjen e Shqiperise ne kete rrugetim i cili do te mbahet ne Hotel Tirana International te henen 18 tetor.
Ky seminar eshte vazhdimi i Forumit mbi Dialogun Itali-Shqiperi qe u mbajt ne Tirane me 11 qershor gjate stines se veprimtarive Italia dhe Shqiperia 2010 dy Popuj nje Det nje Miqesi dhe ka si qellim ilustrimin e rolit qe administrata vendore mund te luaj ne mbeshtetje te integrimit evropian te Shqiperise.
n.e/NOA