Kalabrisë i kthehet uji pas 24 orëve

(E plotësuar) Zyrtarë të Komunës së Prishtinës kanë njoftuar se është sanuar gypi i ujitë në lagjen Kalabria.
“Punëkryesi i mbikalimit ka arritur që të sanojë gypin e dëmtuar pas orës 11:00”, tha zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj për Indeksonline.
.............
Një pjesë e lagjes Kalabria, ish Emshiri ka mbetur pa ujië të pijes që dje në mesditë.
Banorët po përdorin krojet më të afërta për tu furnizuar me uji. Ndërkohë, zyrtarë të Ujësjellësit thonë se punëkryesi i Komunës së Prishtinës, i cili është duke ndërtuar mbikalimin përballë ngrohtores “Termokos”, e ka dëmtuar gypin e ujit që para një muaji, andaj si pasoj e shembjes së dheut gypi është dëmtuar përsëri.
“Ujësjellësi është detyruar të ndërpres ujin, si pasojë e dëmtimit të gypit nga punëkryesi i Komunës. Nëse punëkryesi e dëmton gypin është nën autoritetin e tije që të bëjë sanimin e dëmit. Morëm vesh se ai është duke punuar në sanimin e tij, dhe brenda orës do të rregullohet gjithçka”, tha për Indeksonline Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit Regjional “Prishtina”.
Megjithëkëtë, kontraktori i Komunës nuk i posedon hartat se ka ndodhën gypat e Ujësjellësit, por Mjeku thotë se me të filluar punët ekspertët e tyre dalin në terën dhe tregojnë vendndodhjen e gypave.
“Ne nuk i japim hartat punëkryesve se ka ndodhën gypat. Por, më të filluar punët e kemi për obligim që të dalim në teren dhe ti tregojmë kompanive se ky ndodhen gypat, dhe në këtë rast e kemi bërë atë. I bëjmë thirre të gjithë punëkryesve që të jenë më të kujdesshëm”, shton Mjeku. /Indeksoline/