Përshëndesin lirimin

Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së menjëherë kanë uruar ish komandantin e ZO të Pashtrikut, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë, për lirimin nga akuzat.
“Pas fitores në luftë dhe fitores në Hagë, dita e sotme do të shënohet si ditë e fitores kundër persekutimit dhe luftës psikologjike që po bëhet kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj. Në shfrytëzojmë këtë rast të gëzuar, që të urojmë për këtë fitore të madhe, familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së UÇK-së, si dhe tërë popullin shqiptar, i cili me ankth po përcjell çdo proces të montuar e të gatuar nga Beogradi, me qëllim të njollosjes së vlerave të shenjta të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në komunikatën e dërguar.