Prokuroria e EULEX: Nuk ishte ndjekje e UÇK-së

(E plotësuar)
Deklaratë e prokurorisë së EULEX
Në reagim ndaj vendimit të rastit Kleçka, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX-i, Jonathan Ratel tha:
"Prokuroria e pranon aktgjykimin e sotëm të gjykatës. Gjykata e ka dhënë vendimin e saj në këtë ndjekje shumë të vështirë dhe të gjatë. Ne e respektojmë vendimin e gjykatës. Ne e dinim që nga fillimi se kjo do të jetë një ndjekje e vështirë. Megjithatë, drejtësia kërkon që edhe ndjekjet e vështira penale të shkojnë përpara, në fakt ajo e kërkon atë. Ne do ta shqyrtojë aktgjykimin me kujdes dhe do t’i marrin parasysh të drejtat tona për tu ankuar. Në fund do të doja të konstatoj se ky rast nuk ishte asnjëherë një ndjekje e UÇK-së, ajo ishte një ndjekje e individëve të caktuar".
--------
Misioni për sundimin e ligjit në Kosovë, po ashtu ka zyrtarizuar lirimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin “Kleçka”.
Përmes komunikatës zyrtare, EULEX kanë konfirmuar edhe se trupi gjykues ka ndërprerë të gjitha masat dhe ndalesat e lëvizjes.
Të pandehurit Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Nexhmi Krasniqi, Fatmir Limaj, Behlul Limaj, Shaban Shala, Sabit Shala, Besim Shurdhaj dhe Refki Mazreku lirohen nga akuzat për Krimeve të Luftës dhe veprat tjera të ndërlidhura.
Poashtu, trupi gjykues ka vlerësuar si të vërteta faktet ;
1 në vitin 1999, UÇK-ja e kishte një qendër ndalimi në fshatin Kleçkë.
2 Disa të ndaluar ishin keqtrajtuar gjatë mbajtjes së tyre në Kleçkë.
3 Dragoljub Tanaskoviq, Zharko Filipoviq, Zhivota Todoroviq, Dragan Vuçetiq dhe Bojan Cvetkoviq ishin vrarë në mënyrë të kundërligjshme dhe trupat e tyre qenë varrosur në lokacionin KER01 në fshatin Kleçkë.
4 Veljko Markoviq dhe Nebojsha Gjuriçiq ishin vrarë në mënyrë të kundërligjshme dhe trupat e tyre qenë varrosur në lokacionin KEQ01 në fshatin Kleçkë.
5 Arben Avdyli, për të cilin Agim Zogaj kishte deklaruar se ishte vrarë gjithashtu në Kleçkë, zyrtarisht llogaritet si i zhdukur, thuhet në komunikatë.
Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror I EULEX-it nga Prokuroria Speciale e EULEX-it si dhe egziston mundësia për të drejtë ankese për të gjitha palët.