Kaladze rrezikon skualifikimin
Kaka Kaladze pritet te ndeshkohet nga Komisoni i Disiplines, per shkak se ka protestuar ndaj gjyqtarit te ndeshjes, Farina, ne sfiden e fundit Torino-Milan. Kaladze i ka bere presion Farines, per shkak se dha nje 11-metersh ne favor te te zoteve te shtepise, ku pretendohej se topi ishte prekur me dore. "Ajo qe doja te qartesoja me Farinen ishte penalltia, e cila u shnderrua ne gol. Gabojne te gjithe, gabojme edhe ne, edhe gjyqtaret gabojne, sepse jane dhe ata njerez normal. Por vendimi ndikoi ne rezultat dhe per kete me vjen keq," - shprehet lojtari gjeorgjian i Milanit. Galiani e ka perkufizuar momentin e penalltise, si nje mekat, ndaj ekipit te tij. Milani, pas ndeshjes problematike ne Torino, do te udhetoje neser drejt Portsmuthit, per ndeshjen e Kupes UEFA. Kuqezinjte e Ancelotit jane pretendente per te fituar kete trofe dhe e kane nisur mbare me ndeshjet e para.