Berisha e Gjukanovic, nje ze kunder ndarjes se Kosoves: Destabilizuese
Kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjykanovic dhe kryeministri Sali Berisha u shprehen dje se nuk mund te flitej me per plane qe ndan Kosoven. Duke komentuar planin gjashte pikesh te Sekretarit te Pergjithshem te OKB, Ban Ki Mun, per implementimin e misionit EULEX ne Kosove, kryeministri i Malit te Zi u shpreh kunder cdo qendrimi per ndarjen e Kosoves se pavarur. "Nje ndarje e Kosoves do te shkaktonte reaksione zinxhir ne rajon, qe nuk do t'i sherbenin aspak stabilitetit", deklaroi ne fjalen e tij, kryeministri Gjykanovic. Per me teper, per te, nje ndarje e Kosoves mbi baza etnike eshte nje plan i varrosur njehere e mire. Nderkohe qe, me i ashper ne qendrimet e tij ne lidhje me kete ceshtje, u shpreh kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, qeveria shqiptare mbeshtet ne menyre te prere qendrimin e qeverise kosovare ne kete ceshtje, duke theksuar se plani prej 6 pikash i OKB-se, shihej me shqetesim nga ana e autoriteteve shqiptare, si nje plan qe nuk krijon stabilitet ne rajonin e Ballkanit. "Plani ka probleme serioze, pasi favorizon nje ndarje te bute te Kosoves", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen e tij, duke theksuar se qeveria shqiptare po e ndjek me shqetesim situaten ne Kosove.