E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia, 100 mije euro per sigurine ne Kosove

Shqiperia do te kontribuoje me nje shume prej 100 mije eurosh per krijimin e forces se sigurise ne Kosove. Kjo ishte edhe deklarata qe beri dje ne Bruksel, ministri i Jashtem, Lulezim Basha, gjate takimit me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Jap de Hup Shefer, duke hedhur ne menyre te qarte dhe indirekt qendrimin e Shqiperise pro, institucioneve te pavarura te Kosoves dhe garancise se integritetit territorial te saj . Gjate takimit dy bashkebiseduesit folen edhe per misionin e Bashkimit Evropian, EULEX ne Kosove. Sipas ministrit te Jashtem, Basha, qeveria shqiptare mbeshtet vendosjen sa me te shpejte te misionit te EULEX-it, ne te gjithe territorin e vendit, ne perputhje me Kushtetuten e ligjet e Kosoves, sic parashikon paketa Ahtisari. Po keshtu Lulezim Basha perseriti qendrimin e qeverise shqiptare, ne mbeshtetje te plote te autoriteteve shteterore te Prishtines. Gjate takimit mes Bashes dhe Shefer u trajtuan dhe ceshtje te stabilitetit rajonal dhe zhvillimeve ne vendet fqinje ku u theksua edhe nje here roli konstruktiv i Shqiperise si nje shtylle e stabilitetit ne Evropen Juglindore. Po keshtu dje ne Bruksel u diskutua edhe per parapergatitjet per mbledhjen e ministerialit te Ministrave te Jashtem te Shqiperise, Kroacise dhe NATO-s, qe mbahet muajin e ardhshem ne Bruksel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›