Altin Lala rrezikon Malten, dy muaj larg fushes
Altin Lalen e pret nje nderhyrje kirurgjikale ne shpine. Ai ka shume pak shanse qe te jete pjese e kombetares ne muajin shkurt, kur do te perballemi me Malten. Mungesa e Lales, kapitenit dhe liderit te ekipit tone kombetar perben lajme te keq per trajnerin holandez, Ari Han. Kapiteni i perfaqesueses shqiptare mund te rikuperohet ne kohe, fale ndonje mrekullie, pasi te pakten, koha qe ve ne dispozicion stafi i specializuar i mjekeve gjermane, eshte e perafert me ate te ndeshjes se 11 shkurtit. Ne kete dite Shqiperia do te luaje ndaj Maltes ndeshjen e peste te eliminatoreve te Kampionatit Boteror "Afrika e Jugut 2010". Mesfushori kuqezi mund te mungoje ne ndeshjen e radhes zyrtare te ekipit tone kombetar.
Operacioni
Operacionin e konfirmon stafi mjekesor i Hanoverit, nepermjet gazetes "Bild". Tre jave pas demtimit ne shpine, Altin Lala, 32 vjec, eshte gati te kryeje nje nderhyrje kirurgjikale. Gjithcka eshte qartesuar gjate vizites se dy diteve me pare ne nje prej klinikave me te specializuara te Gjermanise. Vendimi i Lales nuk ka qene i lehte. Por pasi beri nje vizite gjate javes se fundit te mjeku i njohur, Mueller-Ëohlfahrt (ish mjek i ekipit kombetar te Gjermaise dhe Bajernit te Mynihut) per t'u njohur me sakte mbi shkallen e demtimit, mori keshille qe te kryente kete operacion, si te nevojshem per t'iu rikthyer sa me shpejt normalitetit. Operacionin e Lales do ta kryeje nje prej mjekeve me te mire, profesor Volfgang Laksh. Do te marrin pjese edhe specialiste nga ekipi i njohur ne bote, me ne krye Prof. Dr. Madjid Sami, i cili operoi ne shtator te vitit 2007 trajnerin aktual te Bajernit te Mynihut, Jurgen Klinsman.
Rikthimi
Duke iu referuar parashikimeve qe bejne mjeket, Lala do te qendroje jashte fushave per afro gjashte jave. Pas nderhyrjes kirurgjikale ne shpine, ai pritet te rikthehet ne stervitje, per te kryer nje faze riaftesuese dhe dy muaj mungese eshte e sigurt per Hanover '96. Keshilluesi i lojtarit te ekipit tone kombetar, Harun Arslan, shprehet: "Tendenca eshte qe problemet e shpines te kalojne, menjehere pas nderhyrjes kirurgjikale." Por, per t'iu rikthyer fushes, Altin Lala duhet te prese shkurtin e vitit 2009.
A. Muraci