Te dhunuarit mund te perdorin numrin 116 pa pagese
Per here te pare ne Shqiperi, te gjithe femijeve do t'u sigurohet nje linje telefonike kombetare falas, per te kerkuar ndihme ne rastet kur ata ndjehen te kercenuar ndaj cdo lloj forme, keqtrajtimi. Linja 116 do te jete ne dispozicion te cdo femije nepermjet keshillimit dhe ndihmes ne raste emergjente, 24 ore gjate 7 diteve te javes. Sipas statistikave, 50 per qind e femijeve dhunohen ne Shqiperi dhe ambienti ku ata dhunohen eshte familja. Sipas UNICEF-it qellimi i ketij prezantimi eshte te prezantoje linjen kombetare te telefonit per femijet ne Shqiperi, sherbimet ne mbrojtje te femijeve, problematikat qe ndeshin femijet ne lidhje me keqtrajtimin si dhe sigurimin e bashkepunimit te institucioneve publike dhe private ne mbrojtje te femijeve ne Shqiperi. Studime te llojeve te tilla jane te pakta ne vendin tone, nderkohe shifrat e pakenaqesive dhe te mungesave jane te larta. Te pyetur rreth pakenaqesive te tjera, femijet jane shprehur se jane keqtrajtuar nga ana e prinderve apo mesuesve, te cilet ne 45 per qind te rasteve, i godasin dhe i bertasin ne menyre konstante. Nga ana tjeter, studimi tregon se 84 per qind e femijeve, ndihen me te sigurt ne lagjet e tyre. Ne kete studim thuhet se 65 per qind e femijeve, shprehen te pakenaqur nga niveli i larte i ndotjes se ajrit. Ne konkluzionet e studimit thuhet qarte se shqetesimi kryesor per femijet, perseri mbetet mungesa e ambienteve argetuese, kulturore dhe sportive, te cilat i kane shtyre ata ne perdorimin e duhanit, alkoolit dhe drogave te tjera.