Kalaja e Lezhës jepet me qira për 20 vjet
LEZHE- A e mbani mend projektin e famshëm të Institutit të Monumenteve të Kulturës për dhënien me qira të kalasë së Lezhës? A e mbani mend se atëkohë, në "Gazeta Shqiptare", arkeologu Lorenc Bejko shprehej se sipas atij projekti aty, në të madhen kala të Lissusit do të ngrihen motele, restorante e qebaptore?! Epo, "ëndrra që deri tani shtrihej në sirtar", është bërë realitet.
Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Kombëtar të Restaurimit, është miratuar dhënia me qira e kësaj kalaje për 20 vitet e ardhshme. Pavarësisht zërave të fortë kritikë që për pothuaj dy vite kundërshtuan fuqishëm këtë ide, vendimi u mor dje, në mes të Ministrisë së Kulturës. Më herët, Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë dhe disa prej emrave më të njohur të trashëgimisë në vendin tonë kanë protestuar kundër kësaj mënyre moderne të trajtimit të trashëgimisë, madje kjo është bërë edhe para Komisionit të Mediave në Kuvendin e Shqipërisë!
Në fakt, kjo nuk erdhi si rrufe në qiell të hapur! Në Fletoren Zyrtare të datës 3 maj, është botuar edhe një udhëzim i Këshillit të Ministrave sa i takon dhënies me qira të Monumenteve.
UDHEZIMI
Në bazë të këtij udhëzimi, janë përcaktuar kriteret e procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të kësaj pasurie shtetërore. "Monumentet e kulturës rijetëzohen për qëllime administrative dhe social-kulturore, me kusht që funksioni i ri të mos dëmtojë vlerën e monumentit nëpërmjet procedurës së konkurrimit", thuhet në të, duke shtuar se përjashtohen nga konkurrimi dhënia me qira e sipërfaqeve deri në 200 m2, të cilat jepen me afat nga 1 deri në 5 vjet.
Afati i lidhjes së kontratës së qirasë për rijetëzimin e monumentit përcaktohet rast pas rasti nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit; për sipërfaqe mbi 200-500 m2 është deri në 10 vjet, ndërsa për sipërfaqe mbi 500 m2 është deri në 20 vjet.
Duhet sqaruar se dhënia me qira, nënkupton dhënien e kalave dhe monumenteve të tjera privatëve për përdorim. Në këto objekte, pasuri të shtetit shqiptar, do të ketë bare e restorante, herë-herë edhe motele, (ndokush flet me ironi edhe për fusha tenisi e pishina!). Në këtë kuadër, tek kriteret, janë futur: plani i biznesit; niveli i punësimit; eksperienca e mëparshme e subjektit hartues të projektit në restaurim; vlera e qirasë së ofruar etj.
Tek procedurat, përmendet edhe objekti i veprimtarive që mund të ushtrohen në monument, së bashku me projektin e rijetëzimit të miratuar nga KKR/KKA.
Sigurisht, për secilin objekt do të përcaktohet: qëllimi i përdorimit, çmimi dysheme, afati, aktiviteti që mund të ushtrohet në të. Do të ketë një komision me jo më pak se 5 anëtarë, që do të merret me dokumentacionin e atyre që konkurrojnë për të marrë me qira një objekt, për t'ia kaluar atë më tej, Këshillit Kombëtar të Restaurimit. Ky i fundit, pasi t'i shqyrtojë projektet dhe konkurruesit, do të shpallë fituesin...
E thënë me pak fjalë, për ata biznesmenë që do të investojnë më shumë, që do të punësojnë më shumë, do ketë zbritje në vlerën e qirasë që do të paguajnë. Kontratat e rijetëzimit do të nënshkruhen ose nga ministri i Kulturës, ose nga institucioni që ka nën varësi monumentin, në varësi të sipërfaqes që merr biznesi në përdorim, kohës për të cilën e merr.
Kritikat
Kundër kësaj ideje ka dalë dje Partia Socialiste. Deputeti Auron Tare akuzoi qeverinë për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore, duke e cilësuar të papranueshëm vendimin për të nxjerrë në treg Monumentet e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare. "Ky kryeministër në ikje dështoi me trashëgiminë kulturore dhe në tetë vitet e qeverisjes së tij as nuk janë ruajtur pasuritë tona kulturore e natyrore, por përkundrazi, gjithshka është bërë për t'i rrënuar e shkatërruar ato. Dje qeveria e rrënimit, nëpërmjet ministrit të Kulturës, vendosi të nxjerrë në treg edhe Monumentet e Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare", - tha deputeti. Ai shtoi se "kjo përpjekje e kahershme për dhënien me qira të pasurive shpirtërore të shqiptareve përkon tashmë me ikjen nga pushteti të partisë familjare të Berishës. Pasi shiti çdo pasuri natyrore, pasi dha çdo kodër për fabrika çimentosh dhe gurore; pasi shiti çdo pyll për qymyr; pasi dha me koncesion çdo lum për hidrocentrale, sot Sali Berisha po shet edhe Monumentet e Kulturës Kombëtare."
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)