E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëzhguesit e OSBE-ODIHR-it, zbardhet axhenda e përbërja

TIRANE- OSBE/ODHIR zbardh  përbërjen e plotë të misionit vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Veç kësaj, misioni zbuloi edhe programin që do të ndjekin rreth 400 vëzhguesit që do të monitorojnë procesin, duke nisur që nga data 15 maj, për të përfunduar në datën 9 korrik nga ndarja që ka bërë OSBE/ ODIHR janë 15 skuadra bërthamë me ekspertë nga 14 shtete pjesëmarrëse, që do të përqendrohen në Tiranë.

Po kështu do të jenë 30 vëzhgues afatgjatë, që do të shpërndahen në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Të dhënat jepen në faqen e misionit të OSBE/ ODIHR. Pas një ftesë zyrtare nga Misioni i Përhershëm i OSBE-së, në Shqipëri dhe bazuar në të dhënat dhe konkluzionet e OSBE/ODIHR-it, Misioni për Vlerësimin e Nevojave të OSBE/ODIHR po dërgon një mision vëzhgimi të zgjedhjeve (MVZ) për të monitoruar pikërisht atë çfarë do të ndodhë, pak përpara, gjatë dhe pak pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Misioni që do të kryesohet nga amerikania Conny B. McCormack, e cila do të fillojë punën e saj më 13 maj. 30 vëzhguesit afatgjatë pritet të mbërrijë në vend më 19 maj dhe do të vendosen në ekipe prej dy personash nëpër qarqet e Shqipërisë. Misioni, si- Kryetari i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Juglindore, Eduard Kukan deklaroi dje se zgjedhjet duhet të jenë të lira e që rezultati duhet të pranohen nga të gjithë. Ai kërkoi që partitë politike të arrijnë një marrëveshje për KQZ, pasi në të kundërt vihet në dyshim funksionimi i këtij institucioni. "Ju duhet të arrini një marrëveshje. Sa kohë që s'ka marrëveshje, mbizotërojnë dyshimet për funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri", - tha Kukan. Kryetarja amerikane e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, Conny B. McCormack pas sqarimit që jepet në faqen online, do të vlerësojë zgjedhjet për përputhje me angazhimet e OSBE-së dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike, si dhe legjislacionin kombëtar. Vëzhguesit do të ndjekin aktivitetet e fushatës, punën e administratës zgjedhore dhe të organeve përkatëse shtetërore, futjen e teknologjive të reja zgjedhore, zbatimin e kornizës legjislative dhe zgjidhjen e kontesteve zgjedhore. Si pjesë e vëzhgimit, MVZ-ja do të kryejë monitorim të plotë të mediave. OSBE/ODIHR do të kërkojë 400 vëzhgues afatshkurtër që do të vendosen menjëherë para zgjedhjeve të 23 qershorit. Të 400 vëzhguesit afatshkurtër do të vendosen në të gjithë vendin në ekipe shumëkombëshe me nga dy për të monitoruar hapjen e qendrave të votimit, procesin e votimit, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve. Një ditë pas zgjedhjeve, OSBE/ODIHR-i do të lëshojë një deklaratë rreth konstatimeve dhe përfundimeve paraprake, në një konferencë shtypi. Një raport përfundimtar për vëzhgimin e gjithë procesit zgjedhor do të lëshohet rreth tetë javë pas përfundimit të misionit të vëzhgimit, njoftohet në adresën e misionit, në internet. ODIHR ka vëzhguar nëntë zgjedhje dhe një referendum në Shqipëri që nga viti 1996, më së fundi ky mision ka vëzhguar zgjedhjet vendore 2011.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›