E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalaja, ministria 25 mln për rrugën

 

SHKODER - Ministria e Kulturës akordoi 25 milionë lekë për ndërhyrjen e plotë në 300 metra rrugë, që të çojnë në kalanë e Rozafës. Drejtori i Parkut Arkeologjik, Nikolin Shati, u shpreh se: "Pasi kemi bërë gati projektin, mori përsipër investimin. Në këtë projekt janë përfshirë të gjitha shpenzimet, me qëllim që të ketë një ndërhyje të plotë dhe të zgjidhet njëherë e mirë ky shqetësim", u shpreh ai. Për të shkuar në kalanë Rozafa duhet të kalosh nëpër një rrugë tejet të amortizuar. Kalaja e Shkodrës, është një ndër pikat më të frekuentuarat në zonën e Veriut nga turistë vendas dhe të huaj. Ky numër i konsiderueshëm vizitorësh, bëri që të shihet mundësia e ndërhyrjes së kësaj rruge, e cila ka krijuar të çara nga lëvizja e automjete, duke i lënë vend krijimit të gropave të mëdha. Kalaja ndodhet në hyrje të qytetit të Shkodrës mbi një kodër rreth 150 metra e lartë, e veshur me shkëmbinj dhe e pozicionuar mes lumenjve Drin e Buna.                                           r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›