E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te burgosurit hedhin hodhen voten e tyre



Te gjithe te denuarit kane ushtruar te drejten e votes se tyre, ne burgjet e vendit tone. Pas pajisjes se te gjithe te denuarve dhe te paraburgosurve me karta te votimit, dje pas instalimit te komisionereve te votimit ne burgjet e vendit tone, nje e nga nje te burgosurit dhe te paraburgosurit kane hedhur voten e tyre per partite qe kandidojne. Sipas burimeve nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne qendren e paraburgimit "Jordan Misja 313" ne Tirane, tashme kane votuar 318 te paraburgosur. Mesohet se ky proces, eshte ne perfundim edhe ne qendrat e tjera te burgjeve ne Tirane, si dhe ne rrethe. Procesi zgjedhor neper qendrat e votimit ne burgje po ecen me ritme normale, nderkohe qe nuk eshte evidentuar asnje incident. Votimi i te denuarve eshte vezhguar edhe nga organizma te ndryshme qe kane te bejne me shoqerine civile, median etj. Sipas Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve rreth 5000 te denuar dhe paraburgosure, pritet te hedhin voten e tyre ne kutite e votimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›