E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalcin: Kandidatura e Serbisë për në BE, jo realiste

Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se është jo reale që Serbia deri në vitin 2009 të paraqesë kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Europian. "Kandidatura është gjë e madhe dhe rrjedhimisht duhet të jemi realistë. Ajo nuk është lojë, por veprim me rregulla shumë të qarta përmes të cilës fitohet besimi i 27 vendeve anëtare, institucioneve të Bashkimit Europian, fqinjëve të Serbisë dhe vendeve tjera kandidate, atyre aktuale dhe të ardhshme", ka deklaruar Jelko Kacin për shtypin serb. Duke folur për qëndrimin e Holandës ndaj Serbisë, Jelko Kacin, ka pohuar se "nuk është Holanda pengesë ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, por Ratko Mlladiq, Goran Haxhiq dhe ata që ii ndihmojnë këta persona".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›