Kalderon: Kristiano Ronaldo do ikë bashkë me Murinjon
Pas lamtumirës së Murinjos, zërat për një largim të Kristiano Ronaldos së bashku me të janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Për këtë çështje ka folur edhe ish-presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, i cili është shprehur i bindur se portugezi do të përfundojnë të njëjtin destinacion si Murinjo. Ai shprehet se Ronaldo nuk ka më dëshirë të qëndrojë në Madrid dhe këtë gjë ai e ka treguar, pasi nuk po e rinovon kontratën që i skadon pas dy vitesh. Çështja mbetet e hapur, pasi Ronaldo kushton 90 milionë euro.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)