Finalja: Më 2014 në Lisbonë, më 2015 do të bëhet në Berlin
UEFA shpërblen Gjermaninë pas kualifikimit të dy skuadrave në finalen e madhe të Champions League, që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin "Uembli" mes Dortmundit dhe Bajernit. Organi më i lartë përfaqësues i futbollit europian bën me dije se finalja e Champions League për sezonin 2014-2015 do të zhvillohet në stadiumin "Olimpik" të Berlinit. Vendimi është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Sezonin e ardhshëm, finalen e Champions League do ta presë Lisbona, ndërsa atë të Europa League, Torino.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)