E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kalendari diskutohet ligji per financimin e partive

Ligji per financimin e partive diskutohet brenda ketyre tri javeve ne Kuvend. Konferenca e Kryetareve ka perfshire ne kalendarin trejavor te diskutimit ne komisione draftin e miratuar ne fund te vitit te kaluar nga qeveria. Projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin Per partite politike i miratuar para disa muajsh u terhoq nga ekzekutivi duke shtuar ne te jo vetem ndryshimet lidhur me selite e partive te vogla por dhe per financimin e partive politike. Drafti ne fjale parashikon se cdo parti politike duhet te regjistroje ne nje regjister te posacem sipas formatit te miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shumen e fondeve te perfituara nga cdo person fizik ose juridik si dhe te dhena qe lidhen me identifikimin e qarte te dhuruesit. Ne cdo rast dhuruesi ne kohen e dhurimit nenshkruan detyrimisht nje deklarate dhurimi sipas formatit te miratuar nga KQZ-ja. Lista e personave qe dhurojne shuma jo me pak se 100 mije leke si dhe vlera perkatese duhet te behen kurdohere publike. Po sipas ketij neni dhurimi i fondeve jopublike me vlere me te madhe se 100 mije leke duhet te behet vetem ne nje llogari te posacme te hapur ne nje banke nga partia politike. Personi pergjegjes per financat ne partine politike brenda tre muajve nga krijimi i partise politike deklaron prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve numrin e llogarise bankare te hapur per kete qellim. Numri i llogarise bankare per cdo subjekt publikohet ne faqen zyrtare te internetit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne projektligj percaktohet gjithashtu ndalimi i perfitimit te fondeve jopublike kryer nga subjekte qe nuk deklarojne identitetin e tyre apo identiteti i te cileve eshte i papercaktuar qarte nga partia politike perfituese e fondit jopublik. Drafti i ardhur nga qeveria parashikon me tej se autoriteti kontrollues i raporteve financiare te partive politike do te jete vetem KQZ-ja duke hequr nga ky proces Kontrollin e Larte te Shtetit. Drafti synon gjithashtu qe te vendose rregulla per deklarimin nga partite politike te te ardhurave sipas nje formati te standardizuar te miratuar nga organi monitorues i tyre si dhe rregulla per auditimin e plote te fondeve dhe shpenzimeve. Ne hartimin e projektligjit te ri nuk eshte ndryshuar formula e financimit vjetor te partive politike nga buxheti i shtetit. Ne projektligjin ne fjale jane perfshire dhe ndryshimet lidhur me selite e partive te vogla. Por kete here nuk parashikohet qe partite e vogla te mbeten pa seli. Ne draft percaktohet ndihma per te pajisur me godine ose per tju paguar qirane jo vetem partive parlamentare sic eshte edhe ne ligjin aktual per partite politike por edhe atyre mesatarja e votave te te cilave ne tre zgjedhjet e fundit parlamentare ka qene mbi 1 ne shkalle vendi cka nuk ishte ne draftin e pare. Votimi i projektligjit ne seance plenare eshte lene per javet ne vijim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›