E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frattini pret Haxhinaston Mbeshtetje per ne BE

Italia do te mbeshtese kandidaturen e Shqiperise ne Bashkimin Evropian. Garancia i eshte dhene ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto gjate takimit te zhvilluar dje me homologun e tij italian ne Rome Franco Frattini. Ministria e Jashtme - tha Frattini - ka konfirmuar miqesine me Shqiperine duke i dhene mbeshtetje per liberalizimin e vizave.

Frattini shtoi se me homologun shqiptar ka folur per etapen e fundit pra me menyren se si do te operohet me pranimin e kandidatures per ne BE ne tetor. Diplomati italian ka konfirmuar miqesine dhe mbeshtetjen me homologun e tij shqiptar. Italia do te vazhdoje te mbeshtese fuqishem integrimin e Shqiperise ne BE. Ne Shqiperi Parlamenti funksionon normalisht dhe per kete duhet te njihen arritjet nga BE-ja. Shqiperia ka luajtur nje rol per tu vleresuar ne rajon - shtoi kryediplomati italian.
Me tej Frattini theksoi se takimi i radhes mes Shqiperise dhe Italise do te jete nje zhvillim i rendesishem per te fuqizuar investimet italiane ne Shqiperi. Ne kete takim do te marrin pjese Kryeministri Sali Berisha dhe zevendeskryeministri Ilir Meta. Nderkohe Haxhinasto ka falenderuar homologun e tij per mbeshtetjen ne procesin e liberalizimit te vizave. Ministri Haxhinasto vuri ne dukje gjate takimit se Italia eshte partner strategjik dhe se eshte investitori kryesor e vendi i trete per donacione. Gjate qendrimit ne Rome ministri Haxhinasto u prit ne takime te vecanta nga zevendeskryetari i Senatit italian dhe perfaqesuesi i Delegacionit Parlamentar Italian ne Asamblene Parlamentare te NATO-s z. Lamberto Dini si dhe nga znj. Emma Bonino zv.presidente e Senatit italian. Ne keto takime ministri Haxhinasto dhe dy perfaqesuesit e larte te Senatit pasi theksuan rolin e vecante te dimensionit parlamentar ne funksion te konsolidimit te marredhenieve mes dy vendeve ndane mendimin se Italia si nje partner strategjik do te vijoje te mbeshtese progresin e metejshem te Shqiperise ne axhenden e saj evropiane. Gjate qendrimit ne Rome ministri Haxhinasto pati nje takim te vecante me perfaqesues te shquar e te suksesshem te komunitetit shqiptar ne Itali nga fusha te ndryshme te biznesit kultures gazetarise artit e akademise midis te cileve edhe Ambasadori i Kombit Kledi Kadiu sopranoja Anila Kraja etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›