E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalendari i vaksinave Vasili Njehsim i politikave ne rajon

Në Tiranë është zhvilluar konferenca rajonale e vaksinimit. Në prani të specialistëve nga Greqia, Mali i Zi, Kosova, Italia, ministri i Shëndetsisë Petrit Vasili u shpreh se vetëm duke ndjekur politika të njëjta shëndetsore për mbulimin e popullatës me vaksina, mund të parandalohen epidemitë, apo situata të tjera shëndetsore edhe më të vështira. Vasili u shpreh se duhet të mendohet në veçanti për grupet e riskut.

“Vetëm sinkronizimi, edhe ai rajonal besoj se është një kusht themelor për të pasur një sukses në këtë fushë tepër të rëndësishme të shëndetit publik. Kemi më të qartë se cilat do të ishin zonat dhe grupet më vulnerabël, të cilat kërkojnë një vëmendje akoma më të veçantë, si popullsitë që emigrojnë, popullatat rome etj”- tha ministri Vasili.

Akualisht në vendin tonë ekziston prej vitesh kalendari kombëtar i vaksinave, të cilit nga viti në vit i shtohen emra të rinj vaksinash. Pak vite më parë, filloi të aplikohej vaksina pentavalente për fëmijët, ndërsa në mars të këtij viti ka filluar të injektohet tek foshnjat vaksina e pneumokokut.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›