Projekti i Stambollit Erdogan zbulon planin gjigand

Kryeministri turk Taip Erdogan njoftoi planin e një projekti gjigand për zhvillimin e Stambollit, ku përfshihet aeroporti i tretë i qytetit dhe ndërtimin e një kanali të gjerë mjaftueshëm për t’u krahasuar me kalimet ujore të Suezit dhe Panamasë. Më pak se një javë nga nisja e fushatës elektorale, Erdogan ka zbuluar planin për të ndryshuar hartën e Stambollit. Sipas tij, projekti ujor do të rivalizojë kanalet e Suezit dhe Panamasë. Kanali do të kalojë përmes territorit evropian të Stambollit dhe do lidhë Detin e Zi me detin Marmara, një portë kalimi drejt Mesdheut dhe përtej tij.