Kalendari,mediattë “xhindosura”me Murinjon
SPANJE- Akuzat e Zhoze Murinjos se kalendari i Ligës Spanjolle nuk favorizon Realin e Madridit, janë quajtur “pa sens” nga drejtuesit e grupit Mediapro, që ka të drejtat televizive të kampionatit dhe vendos oraret e ndeshjeve. Pas barazimit 0-0 me Deportivon, Murinjo tha se lojtarët e tij nuk patën shumë kohë për të përgatitur ndeshjen. “Nuk e di se çfarë do të ndodhte nëse do të luanim të dielën, por sigurisht do të ishte më e drejtë”, deklaroi portugezi.
Pronari i Mediapro Jaume Roures reagoi sot duke thënë: “Kur dëgjoj atë që thotë gjithë këto justifikime më vjen të qesh, sepse është e tmerrshme sesi një person mund të thojë kaq gjëra pa sens. Të gjesh arsye koti për të justifikuar rezultatet e këqija, është praktikë e keqe. Duket sikur e gjithë bota është kundër Murinjos, por nuk isha unë ai që e la Angel Di Marian në stol”, tha pronari i Mediapro, që transmeton La Ligën.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)